EURO 2020/ Belgjika, Rusia, Polonia e Kroacia drejt kualifikimit, Holanda kërcënon Gjermaninë

EURO 2020/ Belgjika, Rusia, Polonia e Kroacia drejt kualifikimit, Holanda kërcënon Gjermaninë

Nga ndeshja Holandë- Irlandë e Veriut

U luajtën ndeshjet e katërta nga fundi për eleminatoret e Euro 2020 dhe skuadrat pretendente duket se po i mbyllin llogaritë para kohe. Por në grupin C gjithçka është e hapur, sidomos pas fitores spektakolare që arriti sot Holanda ndaj Irlandës së Veriut në Stadion Feijenoord, gjermanët duhet të frikësohen. U mendua se Irlanda e Veriut do të shokonte tulipanët pas golit të Josh Magennis 15 minuta nga fundi i lojës. Por në 10 minuta Memphis Depay dhe Luuk de Jong e përmbysën avantazhin ndërsa në fund Depay mendoi edhe për një gol të tretë. Me këtë rezultat gjithçka shkon në balotazh, Gjermania, Holanda dhe Irlanda e Veriut me 12 pikë secila, por me të treja të cilat rrezikojnë hapur kualifikimin.

Duket se kualifikimi i tyre do të varret në kualifikimin e tyre do e përcaktojë pikërisht Irlanda e Veriut me të cilën kanë nga një ndeshje për luajtur.  Ndërsa në ndeshjen  tjetër të grupit Bjellorusia dhe Estonia u ndanë në barazim pa gola.

Në grupin E, Kroacia bën shkëputjen në krye pasi mposhti bindshëm Hungarinë 3-0. Slovakia dhe Uellsi u ndanë në barazim 1-1 por sllovakët mbajnë vendin e dytë në grup me 10 pikë. E treta Hungari dhe e katërta Uellsi respektivisht me nga 9 dhe 7 pikë. Azerbajxhani i fundit me 1 pikë.

Ndërkohë Polonia, Austria, Maqedonia e Veriut dhe Slovenia po bëjnë një betejë të fortë në grupin G për të nxjerrë dy vendet e para. Por polakët e Jerzy Brzeczek janë më të avantazhuar me 16 pikë në krye pas fitores 0-3 në Latvi, me tregolëshin e Robert Leëandoëskit. Austria kapi vendin e dytë me 13 pikë pas fitores 3-1 ndaj Izraelit ndërsa Maqedonia e Veriut arrin Slloveninë me fitoren 2-0 në Shkup duke ndarë vendin e tretë dhe të katërt me 11 pikë.

Belgjika është treguar e pamëshirshme ndaj San Marinos duke fituar 9-0 dhe marshojnë në vendin e parë me 21 pikë. Ekipi i Roberto Martinez pavarësisht rezultateve pozitive i druhet rrezikut të Rusisë, e cila fitoi sot bindshëm 4-0 ndaj Skocisë dhe ndjek blegët në vend të dytë me tre pikë më pak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'