Euro 2020/ Europian i 'çmendur', në 1/8 u eliminuan 5 favorite! Zvicra dhe Ukraina për herë të parë në çerekfinale, rekorde golash dhe autogolash (VIDEO)

Janë mbyllur vetëm çerekfinalet, por ky kampionat Europian padiskutim është më i çmenduri. Ajo që e bën të tillë është padiskutim fakti që shumë prej skuadrave pretendente janë larguar. Bëhet fjalë për ekipe si Franca kampione botë, Kroacia nënkampione, Gjermania që kurrë nuk ishte eliminuar në një europian apo Botëror që në fazën e 1/8, Portugalia që është kampionia në fuqi e kompeticionit apo edhe Holanda.

Për herë të parë në fazën çerekfinale janë kualifikuar Zvicra, që në 1/8 bëri befasinë më të madhe duke mposhtur Francën, ndërsa situata e njëjtë është edhe për Ukrainën, që kurrë më parë nuk ka arritur në këtë fazë.

Për t’u veçuar në këtë kampionat Europian janë edhe golat e realizuar. ‘Euro 2020’ ka mesataren më të lartë me 2.74 gola për ndeshje, në 2016 ishte 2.12, ndërsa në 2012 2.45 për ndeshje. Duke qëndruar në këtë detaj vlen për t’u theksuar se Benzema kundër Zvicrës ka realizuar ‘dopietën’ më të shpejtë në historinë  e Europianit, vetëm në 106 sekonda.

Ndërkohë ky europianin ka barazuar edhe rekordin e autogolave që të gjithë kampionatët europian të mëparshëm mbanin sëbashku. Në ‘Euro 2020’ janë realizuar 9 autogola, aq sa ç’janë shënuar në 15 Europianët e mëparshëm.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën