EURO 2020/ Gjermania 'e dënuar' të mposhtë Portugalinë, Spanja kërkon fitoren e parë! Franca mund të kualifikohet

Euro 2020 mbyll sot ndeshjet e dyta në grupe dhe në fushë zbresin emrat e mëdhenj. Gjermanisë e Spanjës nuk u lejohen më asnjë hap fals dhe janë të detyruara të fitojnë. Gjermanët do ta kenë më të vështirë misionin kur të përballen në Mynih në shtëpinë e tyre me Portugalinë në orën 18:00.

Humbja në sfidën e parë ndaj Francës e bën një detyrë shtëpie fitoren por përballë janë kampionët e Europës në fuqi.Trajneri Joachim Loeë nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion dhe është i bindur se skuadra e tij mund ta kthejë situatën në favor pavarësisht se i vlerëson shumë kundërshtarët. Lajm i mirë është se Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol në katër përballjet ndaj Gjermanisë por në nivel klubesh portierit Neuer i ka shënuar 9 herë. Nëse nuk do që të eliminohet që në grup ashtu si Botërorin e kaluar Gjermania sot duhet të fitojë.

Portugalia pas fitores ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë me një tjetër trepikësh kalon në 1/8. Trajneri Santos e quan çmenduri që skuadra e tij të shihet favorite ndaj Gjermanisë. Edhe tek luzitanët do t’i besohet të njëjtëve futbollistëve që fituan sfidën e parë me repartin e sulmit të përbërë nga Jota,Bruno Fernandes,Silva dhe Ronaldo.

Në mbrëmje Spanja pret Poloninë në Seville me objektivin e vetëm fitoren pas barazimit në ndeshjen e parë.Trajneri Luis Enrique ka thënë në konferencë se do të luajë Morata dhe 10 të tjerë duke konfirmuar sulmuesin si titullar. Po ashtu nga minuta e parë mund ta nisin edhe Thiago e Moreno.Spanja i ka fituar 8 nga 10 sfidat e luajtura kundër Polonisë.

Edhe në kampin e polakëve kërkojnë që sonte të bëjnë më mirë se në ndeshjen e parë. Sytë janë drejtuar tek sulmuesi Leëandoëski. Trajneri i Polonisë Paulo Sousa e pranon që skuadra është në një moment të vështirë por ka cilësi dhe grinte për të reaguar dhe sipas tij do e bëjë këtë gjë që ndaj “furive të kuqe”./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin