Kampionati i futbollit Euro 2020 do të zhvillohet në të gjithë Evropën, në 13 vende të ndryshme. Afati për paraqitjen e kandidaturave është 28 marsi, ndërsa në prill dhe maj do të publikohen edhe ofertat. Në shtator 2014 do të publikohen emrat e qyteteve pritëse.

Pas shumë diskutimeve UEFA ka marrë vendimin duke plotësuar një tjetër dëshirë të presidentit Mishel Paltini. 13 vendet pritëse të Euro 2020 do të marrin pjesë në fazën e grupeve dhe nuk parashikohet asnjë bonus nga UEFA edhe nëse eliminohen ndryshe nga se veprohet aktualisht, ku vendet pritëse shkojnë automatikisht në finale.

Por vendimi parashikon disa rregulla strikte për kandidatët që do të marrin pjesë në garë. Ndeshjet do të shpërndahen në 13 qytete të ndryshme, ndërsa një qytet i vetëm do të presë dy gjysmëfinalet dhe finalen.

Stadiumet që do të kandidojnë për fazën e grupeve nuk duhet të kenë kapacitet më të vogël se 30 mijë vende, në fazën e 1/16-ave jo më te vegjël se 50 mijë vende, në çerekfinale mbi 60 mijë vende dhe i finaleve duhet të akomodojë mbi 70 mijë spektatorë.

Do të merret parasysh fakti se një skuadër nuk duhet të udhëtojë më shumë se dy orë me avion, ndërsa skuadrat nuk do të detyrohen të akomodohen në vendet e tyre gjatë zhvillimit të evenimentit.