Euro 2020 në shifra, 76 gola në 32 ndeshje të zhvilluara! Katër lojtarë kërkojnë ‘Këpucën e Artë’

Kur janë luajtur 32 nga 51 ndeshjet e kampionatit Europian golat e shënuar deri më tani janë 76 që do të thotë me një mesatare 2.38 gola për ndeshje ose një gol në çdo 38 minuta lojë. Pjesa më e madhe e golave 18 të tillë janë shënuar në fillimin e pjesëve të dyta nga minuta e 45-të e deri në minutën e 60-të. Sot mbyllet faza e grupeve me ndeshjet e fundit që do të luhen në grupet E dhe F dhe do të mësohen të 16 skuadrat e kualifikuara.

12 deri më tani e kanë prerë biletën ku e fundit ishte Kroacia. Holanda është skuadra që ka shënuar më shumë gola 8 të tillë në tre ndeshje ndërsa më pas vijnë Italia dhe Belgjika me nga 7 gola të shënuar. Sa i përket golashënuesve janë katër futbollistë me nga 3 gola. Lukaku, Ronaldo, Schick dhe Ëijnaldum janë në garë për “Këpucën e artë”.Italia dhe Anglia janë të vetmet skuadra që e mbyllin fazën e grupeve pa pësuar gol ndërsa Spanja është skuadra që ka zotërimin më të madh të topit në nivelin 72%.

Ndërkaq Danimarka është skuadra që ka sulmuar më shumë drejt portës kundërshtare me 61 herë. Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë të vetmet ekipe që Euro 2020 e mbyllin pa marrë asnjë pikë por kanë pësuar 3 humbje në tre sfidat e luajtura./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin