Edhe pse Europianin e nis me një ndeshje të zhvilluar në shtëpinë e saj, në Sevilja, Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Suedisë.
‘La Roha’ në fillim u pa tejet këmbëngulëse, pasi krijoi një sërë rastesh. Para se të mbyllej pjesa e parë Olmo tentoi i pari, më pas Koke, ndërsa më tej edhe Morata.
Edhe pse në pjesën e dytë pritej një Spanjë më këmbëngulëse e kundërta ndodhi. Madje Suedia pati rastet e saj për të shtangur të kuqtë, të cilët tashmë ndajnë vendin e dytë në grup me Suedinë me 1 pikë.
Në grupin E udhëheq Sllovakia me 3 pikë, ndërsa mbyll renditjen Polonia.