UEFA ka konfirmuar se finalja e ‘Euro 2020’ do të luhet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës ashtu siç ishte planifikuar edhe në fillim.
Pak ditë më parë lindën disa pikëpyetje për organizimin e kësaj finalje, pasi Anglia po njeh rritje të rasteve me COVID dhe hyrja e tifozëve dhe personave VIP për ndeshjen është e komplikuar.
Menjëherë në skenë dolën dy alternativa ku përveç Hungarisë që lejon mbushjen e stadiumeve me kapacitet maksimal u ofrua dhe Italia. Kryeministri i vendit Mario Draghi konkretisht u shpreh: “Finalja në Romë? Përgjigjja ime është po. Jam i mendimit që finalja të mos luhet në një vend ku numri i infektimeve po rritet me shpejtësi.”
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Gjithsesi asnjë prej këtyre versioneve nuk gjeti aprovimin, pasi UEFA ka rikonfirmuar Wembley-n ku gjithashtu do të luhet edhe një gjysmëfinale. Pritet që stadiumi për këto dy sfida të jetë i mbushur në kapacitetin 50%, ç’ka përkthehet në 45 mijë të pranishëm.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)