Euro 2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave

Euro 2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave

Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan se pavarësisht eliminimit nga Europianit, të gjithë duhet të jenë krenarë për Kombëtaren shqiptare.

Duka shkruan se është krenari, sepse tifozët, u dhanë bukuri tribunave me ngjyrat kuqezi.

Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit. Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, shkruan Duka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste

Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste