DIREKT, Euro 2024/ Në Hamburg fiton frika, Portugalia dhe Franca barazojnë 0-0 për 120 minuta! Fituesi vendoset me penallti

DIREKT, Euro 2024/ Në Hamburg fiton frika, Portugalia dhe Franca barazojnë 0-0 për 120 minuta! Fituesi vendoset me penallti

Cristiano Ronaldo dhe Mbappe para ndeshjes

HAMBURG - Portugalia dhe Franca po luajnë këtë të premte duke nisur nga ora 21:00 për çerekfinalet e Euro 2024. "Gjelat" e Deschamps dominojnë përballjet direkte, ndërsa dëshira nuk mungon te Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Kjo është ndeshja e 29-të mes dy skuadrave në histori, teksa luzitanët kanë vetëm gjashtë fitore, kundrejt 19-të të francezëve. Tre ndeshje mes tyre janë mbyllur barazim.

Për paraqitjen dhe formën e skuadrave, dueli premton spektakël. Tanimë Roberto Martinez dhe Didier Deschamps kanë zbardhur formacionet zyrtare. Përballë do jenë Ronaldo dhe Mbappe, me Kylianin që sheh rival idhullin e tij CR7.

Titullarët e Portugali - Francë:

Portugali: Costa, Cancelo, Pepe, Ruben Diaz, Mendes. Vitinha, Palhinha, Bruno Fernandes, Silva, Ronaldo, Leao.

Francë: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Camavinga, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Fier/Vrasja me thikë e 23-vjeçarit, detaje: Ish-bashkëshortja e autorit bashkëjetonte me viktimën

Fier/Vrasja me thikë e 23-vjeçarit, detaje: Ish-bashkëshortja e autorit bashkëjetonte me viktimën