Një ngjarje paksa komike ka përfshirë kombëtaren franceze. Protagonist ka qenë mbrojtësi Uilliam Saliba, i harruar nga kombëtarja e tij në stadiumin e Dortmundit ku dje u luajt ndeshja kundër Polonisë.
Në orën 22:30, mbrojtësi francez kishte përfunduar testet antidoping për të cilat ishte zgjedhur çuditërisht menjëherë pas ndeshjes kundër Polonisë. Por duke parë përreth ai kuptoi se shokët e tij të skuadrës ishin larguar tashmë nga stadiumi që në orën 21:00 dhe se autobusi i kombëtares nuk e kishte pritur. Në orën 23:00 ai u larguar nga stadiumi i Dortmundit për t'u kthyer në hotel.
Për habinë e tij të madhe, ai u desh të kthehej i vetëm, për fat të mirë i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit teknik që prisnin ta kthenin në vendstrehim. Skena u raportua nga L'Equipe e cila përshkruan mbrëmjen e çuditshme të Saliba-s, tashmë mjaft e rraskapitur nga rezultati i Francës që humbi kryesimin në grup, duke përfunduar në anën më të komplikuar të tabelës së bashku me të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj.