Euro 2024/ Gjeorgjia shkruan historinë, barazon 1-1 me Çekinë në Hamburg! Kualifikimi i hapur

Euro 2024/ Gjeorgjia shkruan historinë, barazon 1-1 me Çekinë në Hamburg! Kualifikimi i hapur

Goli i Schick

HAMBURG - Euro 2024 e nisi këtë të shtunë me Grupin F, aty ku Gjeorgjia dhe Çekia barazuan 1-1. Çekët dolën me kokën ulur nga ky duel, teksa për Gjeorgjinë është një ditë historike duke marrë pikën e parë në një event ku ishin debutues.

Pas humbjes 3-1 me Turqinë në ndeshjen e parë, skuadra e Gjeorgjisë gjeti forcën dhe ia doli t'u merrte një pikë çekëve. Dueli nisi më mirë për Çekinë, teksa shënoi me Hlozek në minutën e 23, por gjithçka u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

Në limitet e pjesës së parë Gjeorgjia siguroi avantazhin me Mikautadze, sulmuesin që shënon golin e dytë në këtë turne, pas atij me Turqinë. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shokuar kundërshtarët.

Paçka pësimit të golit, Çekia u fut në pjesën e dytë me më shumë besim dhe në minutën e 59-të barazoi me Schick. Edhe pse me mundësi më shumë, fundi i lojës mund të sillte tri pikët për Gjeorgjinë, me Lobjanidze që humbi një rast flagrant.

Po për këtë grup në orën 18:00 luhet Turqi - Portugali. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë dhe janë në krye, teksa Çekia dhe Gjeorgjia janë në kuotën e një pike.

Renditja e Grupit F

Notat e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër