Euro 2024/ Heroi që festoi me simbole ultra-nacionaliste, ministrja gjermane kërkon dënimin e Merih Demiral

Euro 2024/ Heroi që festoi me simbole ultra-nacionaliste, ministrja gjermane kërkon dënimin e Merih Demiral

Gjesti i Merih Demiral

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë me dopietë në fitoren 2-1 kundër Austrisë, me turqit që kaluan në çerekfinalen e Euro 2024. Demiral në festën e golave ka bërë edhe simbole ultra-nacionaliste të ekstremit të djathtë turk, teksa kërkohet dënimi i tij.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka reaguar për festimin e golit të mbrojtësit turk Merih Demiral kundër Austrisë.

“Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Ne presim që UEFA të hetojë këtë çështje dhe ta ndëshkojë atë”, citohet të ketë thënë Nancy Faeser për Reuters.

“Përdorimi i Kampionatit Evropian si një platformë për racizmin është plotësisht i papranueshëm. Ne presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet,” shtoi ajo.

Mbrojtësi turk përdori gjestin e nacionalistëve turq gjatë festimit të golave, duke shkaktuar një moment interesant të ri në Kampionatin Evropian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Fredi Beleri 'Kalë Troje' i Berishës për t'i vënë zjarrin Himarës me shkrepsen e Greqisë

Spahiu: Fredi Beleri 'Kalë Troje' i Berishës për t'i vënë zjarrin Himarës me shkrepsen e Greqisë