Kreshnik Spahiu duke folur në Studio Live pasditen e sotme u ndal edhe tek situata në bashkinë e Himarës dhe Fredi Beleri. Ai tha për Arbër Hitajn se Beleri është Kali i Trojës që ka lënë Sali Berisha për t'i vënë flakën Himarës dhe Shqipërisë me ndihmën e shkrepses greke.
'Ligji parashikon procedurën si realizohet, në momentin aktual kemi konflikt interesi, një kryetar bashkie është eurodeputet. Në bazë të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. KQZ heq mandatin dhe çon presidentit dekretin për shpalljen e zgjedhjeve. KQZ nuk e bëri. Brenda 45 ditësh duhet të realizohen zgjedhjet në momentin që presidenti i shpall. Shkon javën e parë të gushtit ose javën e par të shtatorit. Fillimi i vjeshtës është beteja finale mes Shqipërisë dhe Greqisë në Himarë.
Beleri është Kali i Trojës së Sali Berishës për t’i vënë zjarrin Himarës dhe Shqipërisë me shkrepsen e Greqisë. Është një individ që do fusi në histori PD për aleancën zyrtare me klanin më të rrezikshëm grek. Nëse Kurti do bënte koalicion me pakicat serbe dhe Radoiçiçin në Kosovë, do ekzekutohej politikisht brenda 24 orëve.
Ndjej keqardhje që mijëra demokratë që e sollën PD si një lëvizje historike patriotike qytetarë o nuk janë më me këtë parti ose janë ajo pjesë që nuk i kanë mbetur fije patriotizmi, integriteti, bëjnë paqe me djallin në kurriz të interesave të Shqipërisë. Janë ata që nuk kanë asnjë lloj parimi. Ka dhe një problem të tretë që është në burg dhe nuk do marrë dot mandatin e europdeputetit deri në tetor. Është dënuar me 2 vite burg i mbeten disa muaj.'
Lajmi kryesor:
Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re
3 Korrik, 19:17
-
Mbesa e Ismail Kadaresë ndan kujtimet për shkrimtarin
3 Korrik, 19:00
-
Bejko rrëfen njohjen me Kadarenë: Ishte kartëvizita më e mirë për ne shqiptarët! Një njeri racional me humor
3 Korrik, 18:53
-
Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar
3 Korrik, 17:45
-
“I the të gjitha, fli i qetë! Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë”, mesazhet e lëna nga Rama dhe Kurti për Ismail Kadarenë
3 Korrik, 15:58
-
Anastas Kostandini për Report TV: Ismail Kadare, një humbje për letërsinë botërore
3 Korrik, 14:52
-
Gjirokastër/ Homazhe për Kadare në qytetin e lindjes! Ceremoni përkujtimore dhe në Korçë e Elbasan
3 Korrik, 12:40
-
Botuesi i Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme, mezi kemi çarë rrugën! I përgjigjet Brataj: S'ke pasur syzet, mjekimin e mori sipas protokollit
3 Korrik, 12:34
-
'Ismail Kadare do prehet në një vend të vetin' Fjalimi i plotë i Edi Ramës: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin! Hija e Nënë Terezës e mbrojti nga kush s'e deshi (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë
3 Korrik, 11:30
-
Besart Kadia: Errësira e Kadaresë
3 Korrik, 10:49
-
Ilir Yzeiri: Kadare dhe tradita e letërsisë shqiptare
3 Korrik, 09:39