Franca kaloi Portugalinë me penallti dhe është në gjysmëfinale të Euro 2024, aty ku i pret Spanja të martën. Megjithatë në rrugëtimin e francezëve ka një statistikë aspak në favor të tyre.
Francezët ende nuk kanë shënuar një gol nga loja e rregullt në këtë event, duke iu falur autogolave dhe penalltive. Vetëm Mbappe nga pika e bardhë dhe dy autogola, këto e kanë dërguar Francën në mesin e katër skuadrave më të mira.
Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që një Kombëtare të arrij deri në 1/4 e finales, pa shënuar asnjë gol nga lojën e rregullt.
Komente





