Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se Shqipëria doli me kokën lart nga ky turne.
‘Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Spanja kishte një skuadër te re. Shqipëria doli me kokën lart. Është një Spanjë krahasim me Shqipërinë një skuadër krejt ndryshe pavarësisht zëvendësimeve.’- u shpreh De Biasi.
I pyetur në lidhje me aktivizimin e sulmuesit Armando Broja, ish-trajneri theksoi se Sylvinho i di më mirë se analistët zgjedhjet që bën, pasi e njeh më mirë skuadrën.
‘Besoj se analistët apo ata që bëjnë komente pas ndeshjeve nuk e njohin realitetin, sa çe njeh trajneri. Zgjedhjet e trajnerit janë zgjedhjet duhura pasi ai njeh kushtet si janë fizikisht, unë besoj se nuk mund të diskutohet ajo që zgjedh trajneri. Ata marrin vendime pasi bëjnë shumë analiza.’- u shpreh De Biasi.
Sa i takon qëndrimit të Sylvinhos në kombëtaren shqiptare, De Biasi, tha se kjo është një e drejtë e FSHF-së, por ai ka bërë një punë shumë të mirë.
‘Kjo është një e drejtë e FSHF-së por ka bërë një punë të mirë e ka çuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian në një kohë të shkurtës. Ka bërë një punë të mirë dhe pse jo duhet të qëndrojë dhe të vijojë të jetë në krye të kombëtares shqiptare.’- u shpreh De Biasi.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
53.4%
-
Ministrisë
43.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët
3 Korrik, 20:25
-
Minuta Zero/ Mulaj: Kur nuk është mirë Juventus, nuk është mirë Italia! Karriqi: Çerekfinalet do tregojnë pikat e dobëta të skuadrave
3 Korrik, 20:18
-
Sylvinho e kishte me vete në Gjermani, Frankfurt huazon Simon Simonin
3 Korrik, 19:59
-
E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen
3 Korrik, 17:21
-
'Çmenduri' për të parë Spanjë - Gjermani, biletat kapin shifrën e pabesueshme
3 Korrik, 17:14
-
'Dridhet' FSHF-ja, në Brazil duan të rikthejnë Sylvinhon
3 Korrik, 16:27
-
Euro 2024/ Heroi që festoi me simbole ultra-nacionaliste, ministrja gjermane kërkon dënimin e Merih Demiral
3 Korrik, 16:10
-
VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë
3 Korrik, 15:43
-
6 avionë privat me gratë dhe të dashurat e futbollistëve, leja e Southgate i kushton Anglisë 500 mijë euro
3 Korrik, 13:55
-
E premtja e madhe e futbollit, përcaktohet rruga drejt finales në Euro 2024! Anglia e Holanda të avantazhuara
3 Korrik, 11:25
-
'Sulltani' Demiral me 'dopietë' si mbrojtës, vendos rekord në kampionatin Evropian
3 Korrik, 11:20
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
Eshte fat qe ndeshja e pare ishte me Italine e jo me Spanjen. Duhet pergezohet Silvinjo,pasi nuk ishte e lehte te perballoheshin 3 nder ekipet me te mira europiane e boterore. Te gjitha paraqitjet ne gjermani perfshi edhe ndeshjet e eleminatoreve kane qene te shkelqyera. Edhe De Biazi ka bere shkelqyshem, mundi ne eleminatore kampionen e europes Portugaline e Ronaldos (e kujtoj kur e shanin tifozet portugeze pasi nuk e lejuan mbrojtesit tane te dilte ne loje), u mundem nga vendi organizator dhe njekohesisht nenkapione, u mundem nga Zvicrea qe po eleminon ekipe te nivelit te larte ne boterore dhe europiane,si dhe mundem Rumanine.
PërgjigjuNormal keshtu do thote ky sepse Italia vetem tek shqipria me ato 3 pike hengri buke ! Po ta kishte Duro ose Cana Italia rrihej keq ndeshjen e pare ! Italia nje fshat i madh , kaq kapacitet ka , merrni trajner shqiptar , jepi pagen aq sa Silvinjo me shoke do ta shikoni rezultatet
Përgjigju