108 gola, ku 10 janë autogola, janë shënuar deri tani në Euro 2024, ku janë mësuar dhe dy çiftet gjysmëfinaliste, Spanja me Francën më 9 korrik, dhe në 10 korrik , Holanda me Anglinë. 8 gola u shënuan në 4 takimet çerekfinale, për të ruajtur ecurinë prej mbi 2.2 golash për ndeshje.
Formë e mirë nga skuadrat, por që gjithsesi shifrat mbeten shumë larg nga ato të regjistruar në edicionin e shkuar.
Në Euro2020, u realizuan në total 142 gola, 34 gola më shumë se aktualisht, kuotë që nuk arrihet kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund. Për herë të dytë në historinë e Kampionatit Europian të paktën 3 ndeshje kërkuan shtesat, madje edhe penalltitë në dy raste për të mësuar skuadrën gjysmëfinaliste. Hera e parë që ndodhi ishte në vitin 2008, ku në fund ishte Spanja ajo që ngriti lart trofeun.
Iberikët janë sërish në garë, dhe synojnë të fitojnë për herë të katërt në histori Europianin. Në total janë 6 trofet kontinental mes 4 përfaqësueseve, me Spanjën që kryeson me 3, ndjekur nga Franca me 2 dhe Holanda me 1. Tulipanët kanë në radhët e saj edhe sulmuesin më të mirë të turneut, Gakpo me 3 gola dhe Anglia kërkon titullin e pare pas dështimit me Italinë para tri vitesh
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.2%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Jude Bellingham s'e llogarit Holandën: Dua Spanjën në finale
7 Korrik, 14:36
-
Euro 2024/ 'Mbreti' i Evropianit është autogoli, pritet thyerja e rekordit në Gjermani
7 Korrik, 13:49
-
Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, Gareth Southgate: Ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani
7 Korrik, 13:06
-
Euro 2024/ 'Tani mund ta them, luajta me muskul të këputur', Granit Xhaka pas eliminimit: S'mund të jepja dot topa të gjatë
7 Korrik, 09:47
-
Euro 2024/ Panik pas Holandë - Turqi, tifozët e dy skuadrave përleshen jashtë stadiumit (VIDEO)
7 Korrik, 09:12
-
Euro 2024/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, datat dhe stadiumet ku përballen 4 gjigantët e futbollit
6 Korrik, 22:55
-
Euro 2024/ Holanda përmbys 2-1 Turqinë për gjashtë minuta dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale
6 Korrik, 22:53
-
Ja çfarë njoftoi Ronaldo pas eliminimit nga Franca
6 Korrik, 22:49
-
Euro 2024/ Histori ‘Gjelash’, Franca është në gjysmëfinalen e Evropianit pa shënuar ende asnjë gol
6 Korrik, 22:18
-
Thomas Muller në lot: Do flas me Nagelsmann, ndoshta luajta ndeshjen e fundit me Gjermaninë
6 Korrik, 21:50
-
Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, mposht Zvicrën 5-3 pas penalltive! 120 minutat u mbyllën 1-1
6 Korrik, 19:50
-
Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ
6 Korrik, 18:55