Hapja e tunelit të Llogarasë ka nxitur pushuesit që të shkojnë drejt jugut për plazh. Report Tv sjell një video të filmuar orët e paradites afër tunelit të Llogarasë ku dallohet një trafik kilometrik i mjeteve që do kalojnë për në tunel.
Duhet theksuar se aktualisht vetëm një krah i tunelit është hapur për qarkullim këtë sezon veror dhe pranë tunelit krijohet trafik, pasi rruga ngushtohet nga dy korsi në një.
Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7minuta nga 30 minuta që bëhej më parë. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. Tuneli i Llogarasë këtë sezon do të jetë i hapur për kalimtarët pa pagesë, ndërsa nga viti i ardhshëm tarifa për të kaluar do të jetë 5 euro.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Me i forti hyn i pari ne tunel?
Përgjigju