KOSOVË 2-2 ZVICËR (Muriqi 65′, 90+4′ / Freuler 14′, Rrahmani (aut) 79’)
Kosova dhe Zvicra barazuan 2-2 për grupin i kualifikues në Euro 2024. Dueli në “Fadil Vokrri” të Prishtinës vendosi përballë shqiptarët e Zvicrës, me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin që e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me këtë të fundit që në momentet e himnit të Kosovës vendosi dorën në zemër.
Freuler në minutën e 14 shënoi për Zvicrën, para se Muriqi të barazonte ndeshjen në të 65 minutë. Miqtë gjetën sërish epërsinë në të 79 minutë me autogolin e Rrahmanit.
Muriqi në minutën e 90+4 vendosi ekiilibrat me dopietë dhe i dha kështu një pikë Kosovës. Dardanët ndodhen në kuotën e katër pikëve (vendi 5) pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.