Euro 2024/ Luciano Spalletti ndihet i tradhtuar, te Italia ka një spiun! Trajneri u tërbua me gazetarët

Euro 2024/ Luciano Spalletti ndihet i tradhtuar, te Italia ka një spiun! Trajneri u tërbua me gazetarët

Luciano Spalletti

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti u duk i tërbuar pas ndeshjes së barazuar 1-1 në fund me Kroacinë. Goli në sekondat e fundit i dha të kaltërve vendin e dytë dhe një vend në 1/8, aty ku gjejnë Zvicrën.

Pas ndeshjes Spalletti foli për një spiun në ekip, që me gjasë mund të ishte një prej rezervave për shkak të zhgënjimit. Ai iu drejtua gazetarëve me ton acaruar duke thënë se nuk kishte mundësi që ta dinin formacionin e përpiktë me lëvizjet e bëra në të treja ndeshjet.

"Tani boll më, sepse po përballoj shumë gjëra nga ju, ndërkohë që shumë prej jush nuk ndihen italianë, pasi jeni më të prirur që të blini dikë dhe të zbuloni gjithçka provojmë, sesa të na ndihmoni. Nuk e di sesi, por unë mendoj se tani kam të bëj me një spiun në skuadër dhe kjo nuk më pëlqen aspak. Nuk e di se kush e ka blerë, ndonëse mund ta di gjithashtu se cili mund të jetë.

Mendoj se është ndonjë nga rezervat e mia, i cili nuk është i lumtur që nuk po luan dhe ka vendosur që të na sabotojë, në fillim te ju dhe akoma më keq te kundërshtari. Por dua t’i them spiunit dhe juve, se kush bën gjëra të tilla vetëm i bën keq kombëtares së kombit tonë dhe diçka e tillë duhet të marrë fund sa më shpejt”, tha Spalletti për gazetarët në nxehje e sipër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025