Euro 2024/ Dusseldorfi ‘pikturohet’ kuqezi, këngë dhe valle tradicionale! Mijëra tifozë në stadium pë ndeshjen me Spanjën, Report Tv sjell atmosferën (VIDEO)

DUSSELDROF- Mijëra tifozë shqiptarë kanë ‘pikturuar’ kuqezi Dusseldorfin. Tifozët e Kombëtares shqiptare mbushën rrugët e qytetit gjerman në mbështetje të kuqezinjve, të cilët në 21:00 u përballën me Spanjën.

Të veshur kuqezi, me flamuj nëpër duar, tifozët shqiptarë kërcyen me këngë tradicionale shqiptare. Tifozët marshuan drejt stadiumit, i cili ka hapur dyert për përballjen Shqipëri-Spanjë për EURO 2024. Report Tv dhe Shqiptarja.com me gazetarin Ernest Koçi sjellin atmosferën nga Gjermania. 

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Ndeshja Spanjë-Shqipëri, tifozët fierak mbushin sheshin e qytetit  

 

 

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin qendror të qytetit për të parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri.

Të veshur kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike në mbështetje të kombëtares.

Kjo është një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë pasi i duhet një fitore për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

 

Ora 21:16
Ndeshja Spanjë-Shqipëri, atmosfera në 'Fan Zone'

 

Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në ‘Fan Zone’ për të parë një nga ndeshjet më emocionuese, Spanjë-Shqipëri. Të veshur kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike në mbështetje të kombëtares.

Kjo është një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë pasi i duhet një fitore për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Ora 17:58
VIDEOLAJM/ ‘Uragani’ kuqezi dhuron spektakël në Gjermani, tifozët e Kombëtares marshojnë drejt stadiumit

Mijëra tifozë shqiptarë ndodhen në Dusseldorf në mbështetje të kombëtares shqiptare që përballet me Spanjën.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin atmosferën. Tifozët kuqezi janë nisur drejt stadiumit.

Ora 17:12
Sot Spanjë-Shqipëri, tifozët kuqezi nisen drejt stadiumit Dyseldorf Arena

 

Tifozët kuqezi janë nisur drejt stadiumit të Dyseldorf Arena për të ndjekur ndeshjen Spanjë-Shqipëri në orën 21:00.

Atmosfera në Dortmund është elektrizuese, ndërsa Report Tv e përcjell përmes gazetarit Ernest Koçi.

Të veshur kuqezi dhe teksa mbajnë në duar flakadanë dhe një banderolë ku shkruhet 'Tifozat Kuq e Zi', tifozët po marshojnë drejt stadiumit, për të ndjekur kombëtaren shqiptare.

Ora 16:33
Tifozët shqiptar 'pushtojnë' Dusseldorf, të veshur kuqezi kërcejnë me tupana

 

Tifozët kuqezi kanë ‘pushtuar’ rrugët e Dusseldorf për ndeshjen që do të zhvillihet sot në mbremjë në orën 21: 00, mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Nga Dusserfold, gazetari Ernest Koçi, ka sjell atmosferën, ku tifozët të veshur kuqezi dhe me plis janë duke kërcyer valle me tupana.

Ora 15:37
Ndeshja me Spanjën, tifozët: Urojmë fitoren e kombëtares, të ‘shpërthejë’ stadiumi

Në Dusseldorf tifozët shqiptarë janë mbledhur në mbështetje të kombëtares. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell atmosferën në Dusseldorf me gazetarin Ernest Koçi. Tifozët e shohin të vështirë përballjen me Spanjën, por shpresojnë për fitore.

“Ndeshja është e vështirë por shpresojmë që Shqipëria të ecë para si gjithmonë dhe i urojmë fitore me gjithë zemër me gjithë këta tifozë të mrekullueshëm. Është emocion i veçantë, është hera e parë që vi në stadium, jetoj në Gjermani. Ju uroj fitore.

Jemi shumë të emocionuar, kemi qarë kur kanë bërë golin me kroaci. Të duam Shqipëri. Kemi treguar qytetari për mënyrën se si jemi sjell. Shumë e vështire, por zemra rreh kuqezi.

Jemi nga Lugina e Preshevës, shpresojmë barazim.

Mes tifozëzve shqiptar ishte edhe gazetari sportiv, Burhan Beluli, I cili tha se fitorja është e vështirë, port ë paktën shpreson për një gol që stadium të ‘shpërthejë’.

Sot jam I liruar nga detyra, sot po e shijoj si tifoz. Do kemi tifozë shumë më tepër se në Dortmund. Do shpërthejë. Për rezuiltatin nuk e di, shpresoj fillimisht të shënojnë një gol. Të shpërthejë stadiumi, pastaj të shohim.

Ora 23:02
Ndeshja Spanjë-Shqipëri, tifozët fierak mbushin sheshin e qytetit  

 

1719262925_fier.jpg

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin qëndror të qytetit të Fierit për të parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri.

Të veshur kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike në mbështetje të kombëtares.

 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë

50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë