Euro 2024/ Në Gjermani bëjnë peticion, kërkojnë që Anthony Taylor mos gjykojë më! Bild: Zëvendëstrajneri sulmoi arbitrin

Euro 2024/ Në Gjermani bëjnë peticion, kërkojnë që Anthony Taylor mos gjykojë më! Bild: Zëvendëstrajneri sulmoi arbitrin

Anthony Taylor

Anthony Taylor, ky është emri më i lakuar në 24 orët e fundit në Evropë. Gjyqtari anglez ishte kryesor në takimin çerekfinal Spanjë 2-1 Gjermani për Euro 2024, teksa është në qendër të akuzave për një penallti të padhënë për Gjermaninë, pas prekjes me dorë të Cucurellas.

Gabimi i bilbilit anglez dhe i dhomës VAR ndezi zemërimin e tifozëve të kombëtares së Nagelsmann, të cilët madje nisën edhe peticionet për të ndaluar Taylor.

Një gabim që nuk kaloi pa u vënë re dhe nxiti zemërimin e tifozëve gjermanë, të cilët nisën një sërë peticionesh në platformën Change.org për të kërkuar që Taylor të hiqet nga sistemi i arbitrave të UEFA-s.

Pasi përfundoi në qendër të stuhisë për gabimin e rëndë në finalen e Europa League ku humbi Roma e Mourinhos, Taylor vështirë se do të caktohet nga UEFA dhe Roberto Rosetti për ndeshjet e tjera të këtij Europiani.

Akuzat nga stafi gjerman

Sipas asaj që raportohet nga gazeta gjermane Bild, arbitri do të duhej të merrej edhe me Sandro Wagner, zëvendësin e trajnerit Nagelsmann. Ish-lojtari i Bayernit dyshohet se hyri në dhomën e zhveshjes së arbitrit menjëherë pas ndeshjes: fjalë të forta, ofendime dhe britma fluturuan.

Por nuk mbaron këtu. Gjithashtu sipas Bild, Anthony Taylor do të ishte shoqëruar jashtë stadiumit dhe më pas do të ishte larguar me një furgon pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me penalltinë e shumëpërfolur që nuk u akordua. Asnjë lloj shpjegimi, vetëm heshtje dhe një arratisje e vërtetë për të shmangur përplasjet me tifozët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja