Europiani "Gjermani 2024" ka mbyllur fazën e grupeve, duke mësuar kështu edhe 16 skuadrat që kalojnë në 1/8 dhe për rrjedhojë edhe çiftet që do përballen në këtë fazë.

Skuadrat e kualifikuara për në 1/8:

Në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Turqia dhe Gjeorgjia.

Ndërkohë që përballjet e fazës së 1/8 mund të quhen të vështira për disa ekipe, ku bie në sy dueli Zvicër - Itali apo Francë - Belgjikë.

Tetë çiftet e 1/8 të Euro 2024:

Spanjë - Gjeorgji, Gjermani - Danimarkë, Portugali - Slloveni, Francë - Belgjikë, Rumani - Holandë, Austri - Turqi, Angli - Sllovaki dhe Zvicër - Itali.

E enjtja dhe e premtja do jenë pushim në Euro 2024, me duelet që rikthehen të shtunë. Në 18:00 luhet Zvicër - Itali dhe në 21:00 Gjermani - Danimarkë.

 29 Qershor

Zvicër-Itali (Berlin, 18:00)

Gjermani-Danimarkë (Dortmund, 21:00)

30 Qershor

Angli-Sllovaki (Gelsenkirshen, 18:00)

Spanjë-Gjeorgji (Këln, 21:00)

1 Korrik

Francë-Belgjikë (Dyseldorf, 18:00)

Portugali-Slloveni (Frankfurt, 21:00)

2 Korrik

Rumani-Holandë (Mynih, 18:00)

Austri-Turqi (Leipzig, 21:00)