Euro 2024/ Përmbysje e madhe, Holanda mposht 1-2 Poloninë në Grupin D

Euro 2024/ Përmbysje e madhe, Holanda mposht 1-2 Poloninë në Grupin D

Momente nga ndeshja

HAMBURG - Dita e tretë e Kampionatit Europian 'Gjermani 2024' nisi me fitoren 1-2 të Holandës kundër Polonisë. Në stadiumin e Hamburgut 'Tulipanët' përmbysën ndeshjen dhe marrin kryesimin e Grupit D me tri pikë, teksa presin ndeshjen mes Austrisë dhe Francës që luhet nesër për këtë grup.

Me fillim në 15:00, ishin polakët që shënuan të parët me Buksa pas vetëm 16 minutash lojë. Holanda e Koeman nuk u dorëzua dhe barazoi me Cody Gakpo në të 29 minutë, para se Ueghorst në të 83 minutë të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Holandën.

"Tulipanët" marrin tri pikë me vlerë dhe ndeshjen e radhës e luajnë kundër Francës më 21 qershor.

Këtë të dielë në program janë dy ndeshjet e Grupit D.Në 18:00 luhet Slloveni - Danimarkë dhe në 21:00 Serbi - Angli.

Notat e ndeshjes:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim