Gelsenkirchen, Gjermani - E diela e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Anglisë kundër Serbisë, duel ky i vlefshëm për Grupin C. "Tre Luanët" e Gareth Southgate iu falën një goli nga Bellingham në minutën e 13-të.
Pas pasimit të Saka, mesfushori i Real Madrid tundi rrjetën e serbëve dhe goli i tij ishte me vlerën e tri pikëve. Anglia e nis mbarë Euro 2024 dhe shihet si një prej pretendenteve kreyesore për fitimin e trofeut.
Po sot në këtë grup Sllovenia dhe Danimarka barazuan 1-1. Pas ndeshjeve të para, Grupin C e prin Anglia me tri pikë, ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me nga një pikë. Serbia e fundit me zero pikë.
Si të gjitha grupet e Euro 2024, skuadrat do kenë në total tre ndeshje për të luajtur me shpresën për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Kujtojmë se e diela nisi me fitoren 1-2 të Holandës kundër Polonisë.
Euro 2024 do vijojë të hënë me tre duele të tjera. Në 15:00 Rumania luan me Ukrainën, në 18:00 Belgjika përballet me Sllovakinë dhe në 21:00 Austria gjen Francën.
Pragndeshja e Serbi - Angli/ Përpara ndeshjes në rrugët e Gelsenkirchen ka pasur trazira, përleshje, të plagosur dhe arrestime; ndërsa tifozët ultras të dy ekipeve janë përplasur mes tyre. Nuk kanë munguar as shqiptarët në mes të sherrit (sipas mediave angleze), me serbët që kanë djegur edhe flamurin kuqezi.
Formacionet zyrtare:
Serbi: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic, Milinkovic-Savic, Lukic, Gudelj, Kostic, Zivkovic, Vlahovic, Mitrovic
Angli: Pickford, Uallker, Stones, Guehi, Trippier, Alexandre-Arnold, Rice, Bellingham, Saka, Foden, Kane
Notat e Serbi 0-1 Angli: