Euro 2024/ Shqipëri - Spanjë, statistikat flasin për Iberikët! Tetë fitore në kaq ndeshje

Euro 2024/ Shqipëri - Spanjë, statistikat flasin për Iberikët! Tetë fitore në kaq ndeshje

Momente nga ndeshja e vitit 2022

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të hënë kundër Spanjës. Dueli i orës 21:00 është i treti dhe i fundit në Grupin B të Euro 2024 dhe kuqezinjtë kërkojnë pikët pasi në dy ndeshjet e para humbën me Italinë dhe barazuan me Kroacinë. Ndërkohë që statistikat në përballjen me Spanjën janë totalisht në favor të "Furisë së Kuqe".

Tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani flasin të gjitha për Iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore. Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.

Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen e fundit, është lënë jashtë listës së Europianit nga trajneri Sylvinho.

Statistikat mes dy ekipeve

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi