Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit

Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri duke festuar golin

Goli i mrekullueshëm i Shaqirit – i cili barazoi për Zvicrën kundër Skocisë me rezultatin 1-1 pas autogolit të Schar –  i mundëson kombëtares helvete të sigurojë kalimin në 1/8 e Kampionatit Evropian.

Gjithçka do të varet nga rezultati i ndeshjes së fundit kundër Gjermanisë (e cila ka siguruar kualifikimin), por nëse Skocia nuk fiton kundër Hungarisë, zviceranët mund të humbasin edhe ndaj ‘Panzerave’, por gjithsesi do të fluturojnë në fazën e eliminimit direkt si e dytë në renditje në grupin A.

4 pikët që Zvicra ka grumbulluar dy ndeshjet e saj të para në Euro 2024 i lejojnë asaj të shohë përpara me optimizëm, duke pasur parasysh gjithashtu hapësirat e mëtejshme kualifikuese të hapura për katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në fazën e grupeve.

Me pak fjalë, vetëm djemtë e Yakin ia dolën të  kualifikohen me duelin ndaj Skocisë që përfundoi me barazim 1-1 ; skocezët, nga ana tjetër, janë të detyruar të fitojnë nëse ende duan të shpresojnë t’i hipin trenit për në raundin e 16-ave.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024