VANCOUVER - Zvicra është bërë çerekfinalistja e tetë e Kupës së Botës 2026. Helvetët mposhtën Kolumbinë në fazën e 1/8-ave mëngjesin e kësaj të mërkure me orën shqiptare duke gjetur në çerekfinale Argjentinën kampione bote në fuqi.

Në Vancouver 120 minutat e përballjes u mbyllën 0-0 dhe dueli u vendos nga pika e bardhë e 11 metërshave. 4-3 fitoi Zvicra nga 'ruleta ruse', teksa për helvetët gaboi vetëm Akanji. Te Kolumbia penalltinë e gabuan Sanchez dhe Hernandez.

Francë - Marok, Spanjë - Belgjikë, Norvegji - Angli dhe Argjentinë - Zvicër janë katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës 2026.

Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:
9 korrik ora 22:00 / Francë - Marok (Boston)
10 korrik ora 21:00 / Spanjë - Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik ora 23:00 / Norvegji - Angli (Miami)
12 korrik ora 03:00 / Argjentinë - Zvicër (Kansas)

Rruga drejt finales 

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.