FRANKFURT - Danimarka dhe Anglia barazuan 1-1 në Grupin C të Euro 2024 sa i takon ndeshjeve të dyta. Pas këtij raundi, të katërta skuadrat e këtij grupi janë në garë për një vend në 16 ekipet më të mira, teksa gjithçka do vendoset në duelet e fundit.
Ndeshja në stadiumin e Frankfurtit u zhbllokua pas 18 minutave lojë nga Harry Kane, me Anglinë që gjeti epërsinë. Kur u duk se "Tre Luanët" kishin kontrollin e lojës, Hjulmand shënoi golin e barazimit.
Pjesa e dytë edhe pse me nëntë zëvendësime për të dyja skuadrat nuk solli ndryshimin e rezultatit. Më herët në këtë grup Sllovenia barazoi 1-1 me Serbinë. Pas ndeshjeve të dyta, Grupin C kryesohet nga Anglia me katër pikë, ndjekur nga Danimarka dhe Sllovenia me dy pikë, në fund Serbia me një pikë.
Kane si Owen dhe Rooney, anglezi i tretë që shënon në dy Europianë dhe dy Botërorë radhazi
Me golin e shënuar këtë të enjte ndaj Danimarkës, kapiteni i Anglisë, Harry Kane arriti një rekord të Michael Owen dhe të Wayne Rooney. Kane u bë anglezi i tretë në historinë e futbollit që ia del të shënojë në katër kompeticionet ndërkombëtare radhazi. Harri Kane ka gjetur rrugën drejt rrjetës në Botërorin 2018, Europianin 2020, Botërorin 2022 dhe së fundmi në Europianin 2024.
4 - Harry Kane is only the third player to score in four separate major tournaments for England (2018 World Cup, EURO 2020, 2022 World Cup, EURO 2024), after Michael Owen and Wayne Rooney. Fantastic. pic.twitter.com/vG02b36LcC