EURO 24/ Sylvinho zbardh emrat e futbollistëve për ndeshjet e qershorit, surpriza nga braziliani! 'Boom boom' Sadiku rikthehet pas 3 vitesh

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho ka zbardhur këtë të shtunë listën e 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Kuqezinjtë luajnë në datën 17 qershor me Moldavinë në Tiranë, teksa tre ditë më vonë (20 qershor) zhvillohet transferta me Ishujt Faroe. Kujtojmë se Shqipëria e futbollit ka zhvilluar vetëm një duel në grupin E, me tanët që humbën 1-0 në transfertë me Poloninë. Bie në sy se braziliani nuk i ka besuar emrave të Superligës, duke ftuar vetëm Andi Hadrojin, mbrojtësin e djathtë të Partizanit.

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portieri i Kombëtares U-21 i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.

Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë pë shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U-21.

Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren në këto ndeshje të rëndësishme. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë këtë repart.

Për sulmin trajneri Silvinjo ka ftuar plot 6 lojtarë, teksa edhe në këtë repart ka dy ndryshime krahasuar me grumbullimin e fundit. Do të rikthehet në skuadër Armando Sadiku, ndërkohë që trajneri ka ftuar edhe Ernest Muçin, teksa së bashku me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi do të plotësojnë ofensivën kuqezi.

Lista:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Sylvinho i 'heq vizën' Superligës, vetëm mbrojtësi i Partizanit pjesë e Kombëtares


Trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho ka zbardhur këtë të shtunë listën e 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani. Bie në sy se braziliani nuk i ka besuar emrave të Superligës, duke ftuar vetëm Andi Hadrojin, mbrojtësin e djathtë të Partizanit.

Ora 12:03
Dhuratë për ditëlindje, Armando Sadiku rikthehet në Kombëtare pas 3 vitesh

Armando Sadiku është risia në listën e Kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në qershor. Hera e fundit që 32-vjeçari bëri një paraqitje për Shqipërinë, daton më 7 shtator të vitit 2020 përballë Lituanisë. Sadiku do veshë sërish fanellën e kombëtares shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos. Këtë sezon me fanellën e Cartagena në La Liga 2 në Spanjë, sulmuesi kuqezi ka kryer paraqitje mjaft të mira. Në 30 ndeshje me klubin e tij, Sadiku ka realizuar 8 gola. Sot sulmuesi feston ditëlindjen e 32-të dhe nuk mund të merrte një tjetër dhuratë më të bukur. Kujtojmë se të vetmin gol në një ngjarje madhore, si ajo e fazës finale të Euro 2016 në Francë, për Shqipërinë e ka shënuar Sadiku, në fitoren 1-0 kundër Rumanisë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 27/05/2023 14:45

    Nja dy Lojtarë, Sadiku dhe E Hysaj janë lojtarët më kot, më plehraxhinjë, që hanë bukë kotë se për ça i thërret në Koombëtare një Zot e di, nga ky i Famshmi Hyasa kemi pësuar golin me Poloninë në Tiranë, Golin me Izraelin po në Tiranë, ça na duhet, ndërsa Gollobordsi Sadiku është vetëm për " Ha bukë e lësho Lopët ". Jazëk për të dy.

    Përgjigju
    • Nari: 28/05/2023 01:31

      Pse vetem ata te dy jan kot, pothuajse i gjithe ekipi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën