Euro bie nën 1.23 dollarë Nën 138 lekë në Shqipëri
Problemet e eurozonës nuk kanë lënë pa prekur vlerën e valutës së përbashkët evropiane, e cila, në fund të javës, po këmbehet në tregun shqiptar nën kuotën e 138 lekëve.
TIRANE - Problemet e eurozonës nuk kanë lënë pa prekur vlerën e valutës së përbashkët evropiane, e cila, në fund të javës, po këmbehet në tregun shqiptar nën kuotën e 138 lekëve. Monedha vendase, në fakt, mbylli një javë pozitive kundrejt monedhës evropiane, ndërkohë që dollari ka fuqizuar pozitat e veta. Euro ka zbritur nën kuotën e 138 lekëve, një nivel ky i paarritur për disa muaj rresht, që konfirmon rënien e kërkesës për valutën e përbashkët europiane në tregun vendase. Në tregjet e huaja, euro, pas një periudhe relativisht pozitive, ka zbritur nën nivelin e 1.23 dollarëve amerikanë. Nga ana e vet, dollari ka regjistruar një nga javët më të mira në tregun vendas të këmbimit valuator, duke kaluar kufirin e 112 lekëve, nga 109 lekë që e nisi javën. Forcimi i monedhës amerikane pritet të vazhdojë përgjatë gjithë stinës së nxehtë si pasojë e dobësimit të euros dhe përmirësimit të pozitave të tij në bursat ndërkombëtare. Ekspertët kanë paralajmëruar tashmë se gjatë javëve në vazhdim dollari mund të kalojë kuotën 115 lekë.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
36.6%
Jo
54.8%
Nuk e di
8.6%
Vota total: 533
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?