Euro ka shënuar një tjetër rritje gjatë ditës së djeshme në tregun vendas. Një euro u këmbye dje me 140.74 lekë, 0.25 lekë më shumë se një ditë më parë. Nga ana tjetër dollari ka regjistruar një performancë shumë negative në treg. USD është zhvlerësuar ndjeshëm, 1.31 lekë më pak se një ditë më parë.
Një dollar u këmbye me 103.94 lekë, duke zbritur në një nivel minimal, të paprekur gjatë muajve të fundit. Arsyeja kryesore e forcimit të euros në tregun vendas lidhet me forcimin ndaj dollari të tregjet ndërkombëtare. Dollari u zhvlerësua teksa tërheqja e papritur e Rezervës Federale ndaj reduktimit të politikës monetare ndikoi në rritjen e aksioneve dhe zbehu kërkesën për këtë valutë.
/Shqiptarja.com