TIRANE - Spanja u vlerësua sërish në ulje nga kompanitë e vlerësimit financiar, duke kaluar në nivelin BBB, nga ai A, që kishte deri tani. Problemet e Greqisë mbeten, me një vlerësim prej 30 përqindësh të probabilitetit që ky vend të largohet nga eurozona. Megjithatë, dita ishte shumë e mbarë, si për euron, ashtu edhe për bursat e gjithë botës.
Pas bursave të Azisë, e gjithë Evropa mbylli seancën në shenjën pozitive, madje edhe bursa e Athinës pati rritje 3 për qind. Këtë trend e ndoqi edhe bursa e Nju Jorkut. Ndërkohë çmimi i naftës ra shumë, duke humbur afro 0.8 për qind, në kuotën e 84 dollarëve për fuçi.
Ekspertët mendojnë se shkak për këtë eufori ishte ulja e papritur e normës së interesit nga Banka Qendrore e Kinës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com