-
Zhvlerësimi i valutave uli borxhin e huaj! Ministria e Financave: Në fund të shtatorit borxhi publik zbriti në 55.4% të PBB-së
Borxhi publik në vend është tkurrur përgjatë 9 muajve të këtij viti. ministria e Financave thotë se borxhi publik në fund të shtatorit zbriti në 55.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 57.5% që ishte në fund të 2023-shit. Aktualisht borxhi publik përllogaritet në vlerën 13.6 miliardë euro, dhe ndikim të fortë në rënien e tij ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja.
30 Tetor 2024, 11:48 -
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
Rënia e valutave ka goditur edhe prodhimin shqiptar në tregjet e huaja. Nga janari në shtator sipas INSTAT nga janari në shtator, eksportet u ulën me 47 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.
18 Tetor 2024, 21:08 -
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit duke blerë euro, me qëllim stabilizimin e tregut valutor. Ndërhyrjet e vazhdueshme janë bërë në maj dhe qershor por nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro vazhdon të zhvlerësohet, dhe aktualisht po këmbehet me 99 lekë.
23 Gusht 2024, 14:00 -
Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu përgjigjet Banka e Shqipërisë në sqarimin zyrtar të dhënë për Report TV, pas deklaratës së fortë të guvernatorit Gent Sejko, për të ndaluar përdorimin e euros. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.
14 Gusht 2024, 16:33 -
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
Zhvlerësimi i euros, ka goditur edhe arkën e shtetit, pasi janë mbledhur më pak të ardhura sesa plani. Ky fakt pranohet edhe nga Ministria e Financave, e cila sqaron se të ardhurat nga TVSH-ja nuk janë realizuar për shkak të forcimit të lekut por edhe rënies së çmimeve në tregjet e huaja.
28 Korrik 2024, 16:39 -
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
Bumi turistik ka vijuar edhe në tre muajt e parë të vitit pasi vendi është vizituar nga plot 1.5 milionë të huaj, gati sa dyfishi i vitit të kaluar. Ky fluks turistësh, sipas institucioneve vendase po zhvlerëson valutat, pasi euro po këmbehet me 100.8 lekë dhe dollari ka zbritur në 93.9 lekë.
25 Prill 2024, 14:21 -
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
21 Shkurt 2024, 16:40 -
Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë
Fabrikat dhe fasoneritë po preken nga kriza financiare për shkak të rënies së euros dhe eksporteve. Në vijim të takimeve të shoqatës “Pro Eksport Albania” me përfaqësues të fasonerive, kreu i shoqatës Edvin Prençe, tha se vetëm në 48 orët e fundit janë larguar nga puna mbi 1200 punonjëse.
11 Janar 2024, 15:44 -
Rënia e euros, Zusi në Report Tv: S’po kërkojmë financim për veten, por edhe për punonjësit! ‘BSH’ po e trajton problemin si në vitet 90
Rënia e euros është një hallkë e cila po godet drejtpërdrejt eksportuesit. Kreu i shoqatës së eksportuesve Alban Zusi foli në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj lidhur me sfidat që bizneset janë duke ndjerë nga kjo goditje e monedhës
28 Korrik 2023, 19:49 -
Euro në pikiatë, shoqatat e biznesit: Jemi në kufijtë e rezistencës! Po falimentojmë, BSH të ndërhyjë ose do protestojmë
I gjendur përballë rënies së vazhdueshme të euros biznesi publikisht i bën thirrje Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë të ndërhyjnë në treg. 9 mln € në muaj është humbja e fasonëve nga këmbimi. Ata paralajmërojnë protesta pasi ndodhen në kufijtë e rezistencës dhe prag falimentimi.
25 Korrik 2023, 12:50 -
Rënia e kursit të euros me 17% dëmton direkt 1.4 milion shqiptarë! Ndikim te familjet e emigrantëve dhe te ata që kanë depozita në euro
Shumica e shqiptarëve po vuajnë pasojat e rënies së kursit të euros. Të prekura direkt janë familjet që jetojnë me dërgesat e emigrantëve dhe ata që kanë depozita në euro ndërsa efektet pozitive po i përjetojnë një pakicë e importuesve që blejnë jashtë me euro mallra të cilat i shesi në lek në Shqipëri dhe ata që i kalojnë pushimet jashtë.
21 Korrik 2023, 13:55 -
Zhvlerësimi i euros, më pak të ardhura për bizneset! Dhoma e Tregtisë Lezhë: Të ndërhyjë Banka e Shqipërisë
Forcimi i monedhës sonë përkundrejt euros po jep ndikim negativ në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe eksportet. Vetëm në bizneset e qarkut të Lezhës humbja nga zhvlerësimi i euros shkon në 30 miliardë lekë. Dhoma e Tregtisë ne Lezhe kërkon ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria përmes një pakete financiare mbështetëse.
16 Qershor 2023, 16:46 -
Ulen me 20% eksportet dhe 3.9% importet, Instat: U rrit deficiti tregtar, shkak rënia e euros! Fansonët, ndërtimi e energjia ndikuesit kyç
Rënia euros ka ndikuar negativisht mbi treguesit e tregtisë së jashtme gjatë muajit prill. Sipas INSTAT eksportet janë ulur gati 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, ndërsa importet 3.9%. Fasoneria, dhe ndërtimi janë sektorët kryesorë më të goditur nga rënia e eskporteve
18 Maj 2023, 18:45 -
Rënia e euros godet biznesin, debat në Report Tv! Eksportuesit: S’ kërkojmë luks nga BSH! Gazetari: Ju duhen subvencione, Guvernatori ka të drejtë
Rënia e euros është një hallkë e cila po godet drejtpërdrejt eksportuesit. Në një intervistë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu eksportuesit dhe gazetari i ekonomisë nënvizuan rëndësinë e ndihmës nga ana e qeverisë dhe vëmendjes që duhet të marrë kjo problematikë
4 Maj 2023, 14:51 -
Shqetësime mbi zhvlerësimin e euros dhe pasojat në ekonominë shqiptare
Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve. Autoritetet zyrtare e shohin forcimin e lekut të lidhur me disa tregues pozitivë në ekonomi, si rritja e eksporteve apo e investimeve të huaja.
30 Prill 2023, 19:08