Eurobasket 2017, Shqipëria
debuton me humbje në Gjeorgji

Eurobasket 2017, Shqipëria<br />debuton me humbje në Gjeorgji
Kombëtarja shqiptare e basketbollit debuton me humbje në eliminatoret e Europianit 2017. Kuqezinjtë u mposhtën nga Gjeorgjia 86-47, në sfidën e parë të Grupit F. Ashtu si pritej, dueli në Tbilisi ishte pa histori, edhe sepse gjeorgjianët janë pretendentët për ta fituar grupin, me lojtarë që luajnë edhe në NBA-in amerikan dhe në Euroligë.

Endrit Hysenagolli realizoi 2 pikët e para të Shqipërisë gjatë ndeshjes, të cilat mund të cilësohen historike, për faktin se kuqezinjtë nuk janë përfaqësuar në arenën ndërkombëtare gjatë 4 viiteve të fundit. Gjithçka ishte e lehtë për Gjeorgjinë, ndërsa te Shqipëria amerikani i natyralizuar Rashaun Broadus tregoi se i nevojitet ende kohë të ambientohet me realitetin e ri, ndërsa amerikani tjetër Kevin Dilart ishte gati për debutimin me përfaqësuesen kuqezi të basketbollit, por në momentin e fundit nuk u lejua nga skuadra e tij e re, Pinar Karshiaga.

Perioda e parë e sfidës u mbyll me shifrat 21-9 për gjeorgjianët, me avantazhin që u rrit në mënyrë të ndjeshme në dy minutat e fundit të lojës. Diferenca ishte e madhe edhe në periodën e dytë, ku vendasit fituan 24-10.

Në gjysmën e duelit, Gjeorgjia nuk kishte realizuar asnjë goditje për 3 pikë, por dominimi në zonën shqiptare bëri që të shkonin në pushimin e ndeshjes në avantazh 45-19. Në periodën e tretë gjeorgjianët qëndruan në të njëjtin nivel pikësh, ndërsa Shqipëria realizoi 13 të tilla, me rritjen progresive që ishte sërish e pamjaftueshme. Perioda e katërt, kur vendasit larguan të gjithë titullarët nga parketi, regjistroi edhe diferencën më të ngushtë, prej vetëm 3 pikësh ndërmjet dy ekipeve.

Në fund Gjeorgjia fitoi 86-47 dhe statistikat konfirmojnë se Shqipërisë i duhet ende kohë dhe eksperiencë të rritet në arenën ndërkombëtare. Kuqezinjtë regjistruan vetëm 18 gjuajtje të sakta nga 55 nga loja, më pak se 33 për qind, ndërsa u realizuan vetëm 3 nga 18 tentativa për 3 pikë. Më i miri në fushë për Kombëtaren ishte Hysenagolli me 15 pikë, 7 nga 9 gjuajtje nga loja, ndërsa nën tabelë spikati kapiteni Gerti Shima me 7 topa të rikuperuar.

Te Gjeorgjia, Zaza Pachulia, kapiteni i skuadrës dhe ylli i Golden State Ëarriors në NBA realizoi vetëm 6 pikë në 25 minuta lojë, me Sanikidze që ishte më i miri në parket, me 20 pikë të realizuara dhe 7 topa të rikuperuar nën tabelë. Megjithë humbjen e thellë në debutim, Shqipëria tani duhet të rikuperojë forcat, pasi më 3 Shtator luan ndeshjen e parë në shtëpi përballë një tjetër rivali mjaft të vështirë si Mali i Zi.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron