Eurodeputetja gjermane Pack:
Kosova duhet të luftojë korrupsionin

Eurodeputetja gjermane Pack: <br />Kosova duhet të luftojë korrupsionin
BRUKSEL - Zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Europian vazhdon të jetë temë diskutimi në prapaskenën e politikës zyrtare të evropianëve dh ky mekanizëm vazhdimisht është shprehur në interes të integrimit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack tha gjatë një interviste për “Radion Evropa e Lirë” se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit lë shpresë për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet palëve drejt integrimit në BE.

“Kosova ka një fqinj që ende nuk është i gatshëm ta njoh shtetin, por mendoj se fakti që ka nisur dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit, madje në nivelin më të lartë mund të jetë më shpresëdhënës se sa në vitin e kaluar”, tha Pack.

Eurodeputetja gjermane shfaqi shpresën për një angazhim të shtuar të EULEX-it duke shpresuar që EULEX-i të bëjë më shumë se sa që ka mundur të bëjë në vitin e kaluar.

“Duhet të mbështeteni edhe në ndihmën e EULEX-it. Shpresoj shumë që EULEX-i të bëjë më shumë sesa ka mundur të bëjë vitin e kaluar”, u shpreh Pack.

Pack theksoi domosdoshmërinë e luftës së korrupsionit në Kosovë. “Pres nga të gjitha autoritetet politike që t’i aktivizojnë të gjitha standardet për regjimin pa viza. Në anën tjetër, mendoj se lufta kundër korrupsionit është një nga detyrat më të mëdha që duhet të vazhdohet”, u shpreh eurodeputetja gjermane.

Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon jashtë liberalizimit të vizave me BE-në. Lidhur me axhendën e integrimit, autoritetet kosovare janë zotuar fuqishëm se në pjesën e parë të këtij viti do t’i përmbushin kriteret afatshkurtra që do të çonin në nisjen e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Kosovën.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ