Eurodeputetja socialiste Marie Arena ka njoftuar vendimin e saj në rrugë zyrtare për t’u tërhequr përgjithmonë nga presidenca e nënkomitetit e Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut, edhe pse autoritetet belge nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit parlamentar të saj.
Sipas gazetës belge “Le Soir”, teksa Parlamenti Europian është tronditur nga skandali i korrupsionit, hetuesit janë gjithnjë e më të interesuar për eurodeputetin belg.
Siç thuhet në raport, praktikisht Arena ishte tërhequr tashmë nga ky pozicion në fillim të dhjetorit, pas zbardhjes së hetimit të gjerë për aktet e korrupsionit të deputetëve të Parlamentit Evropian nga vende të treta, si Katari dhe Maroku, skandale këto që patën shumë bujë në mediat ndërkombëtare.
Ndryshe nga kolegu i saj në partinë e socialistëve europianë dhe njëherësh eurodeputeti Mark Tarabella, Arena nuk ka marrë asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit të saj parlamentar . Gjithashtu ajo shprehet se nuk është mërzitur nga vendimi i drejtësisë belge, madje e ka përmendur edhe në deklaratën që ka dhënë për dorëheqjen.
“ Autoritetet belge nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit tim parlamentar, as nuk kanë kontrolluar zyrën apo shtëpinë time dhe emri im nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në këtë çështje nga autoritetet gjyqësore ”, thotë ajo.
Në gazetën belge “Le Soir”, emri i saj përmendej rregullisht në shtyp për skandalin e Katargate, për shkak të kontakteve të saj me Pier Antonio Pancherin , por edhe pozicionit të saj si kryetare e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut.
F.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
20 Janar, 14:25
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 09:19
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14