Vëmendja e Italisë dhe jo vetëm është në derbin e Milanos në Champions League, mes Milanit dhe Interit. Nesër në 21:00 "San Siro" do jetë qendra e futbollit, me duelin që vlen për gjysmëfinalen e parë mes këtyre skuadrave në Champions League.
Përpara ndeshjes kanë folur edhe trajnerët e dy skuadrave. Stefano Pioli ka treguar se Milani është në dyshim për Leaon, teksa Simone Inzaghi kërkon shpirtin në fushë.
"Leaon do ta testojmë nesër në mëngjes, nëse ndihet mirë, do të luajë. Është ende e gjitha e hapur. Të gjithë i dimë cilësitë e lojtarit. Ne e dimë që ai mund të jetë ose mund të mungojë, është e qartë se ne do të marrim disa masa paraprake, por në fund të fundit kjo nuk do të ndryshojë planin tonë të lojës", tha Pioli.
Trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar që të menaxheohet loja, pasi presioni do jetë i madh në një ndeshje që mund të zgjasë më shumë se 180 minuta në dy përballjet.
"Ne do të duhet të përdorim shumë mendjen dhe zemrën nesër. Nuk kam dyshime për zemrën tonë, për sa i përket kokës do të duhet të jemi të mirë në përdorimin e saj, sepse do të ketë ngjarje të papritura dhe gracka gjatë ndeshjes, duke ditur që sfida do të zgjasë 180 minuta së paku. Ndeshjet janë të gjitha histori në vetvete. Ne nuk fshihemi dhe e dimë rëndësinë e ndeshjes. Duam të luajmë me zemër dhe mendje, duke e ditur se do të ishte një hap i madh për t’u bërë me vendosmëri, shpejtësi dhe agresion", tha Inzaghi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.2%
-
Jo
4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 1364
Lajme të tjera
-
'Humbja në derbi na shkundi', Stefano Pioli: Juventusi favorit për titullin
29 Shtator, 16:39
-
Humbja e parë, Inzaghi: Pas golit të Bajramit nuk ishim të qartë, na dhemb
28 Shtator, 13:57
-
Përmbysja kundër Interit dhe festa kuqezi, Nedim Bajrami: Jam i lumtur, i shkaktuam humbjen e parë
28 Shtator, 11:46
-
VIDEO/ Nedim Bajrami ‘tërbon’ Interin dhe feston me shqiponjë, Sassuolo përmbys zikaltërit në ‘San Siro’
27 Shtator, 22:53
-
Serie A/ Milani fiton me përmbysje kundër Cagliarit në transfertë, Atalanta e Gjimshitit i falet një goli për tri pikët
27 Shtator, 20:44
-
'Të vish te Interi si tifoz është realizimi i një ëndrre', Kristjan Asllani: Më karakterizon përulësia
27 Shtator, 13:50
-
Operohet ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndodhet i shtruar në një spital në Milano
26 Shtator, 16:54
-
Debutoi në Serie A kundër ekipit që bën tifo, Shpendi i Kombëtares: Emocion i madh, jam fans i Interit
26 Shtator, 14:54
-
GOLAT/ Interi i falet një goli, Atalanta bën detyrën në Serie A! Napoli ka harruar të fitojë, Roma barazohet në fund
24 Shtator, 20:33
-
VIDEO/ Mjafton goli magjik i Dimarco-s, Inter mposht Empolin e 3 shqiptarëve titullarë! Zikaltërit me pikë të plota
24 Shtator, 14:30
-
GOLAT/ Milan harron Interin dhe mposht Veronën mes rebeshit, Juventusi turpërohet nga Sassuolo! Lazio 'ngec' në shtëpi (Renditja)
23 Shtator, 22:53
-
Vranë tifozin e AEK-ut në ndeshjen e Champions League, në Zagreb arrrestojnë 9 huliganët e Dinamos
23 Shtator, 19:27