Eurogrupi: gati 100 mld Euro
për të shpëtuar bankat spanjolle

Eurogrupi: gati 100 mld Euro <br />për të shpëtuar bankat spanjolle
TIRANE – Kriza spanjolle është pranë zgjidhjes. Ministrat e Financave të zonës së Euros janë të gatshëm të impenjohen për ndihma “deri në 100 miliardë euro” ndaj Spanjës me qëllimin rikapitalizimin e bankave të saj. Shuma është pjesë e dokumentit me përfundimet e Eurogrupit përgatitur mëngjesin e sotëm në një mbledhje “funksionarësh të lartë” për të cilën ministrat e Financave po diskutojnë në telekonferencë.

Dokumenti nuk përmban një shifër të saktë, por vetëm kufirin maksimal të një impenjimi të mundshëm. I takon tani ministra të Financave të zonës së euros që të saktësojnë sasinë e ndihmës dhe kushtet e saj. Por për momentin nuk ka ende një kërkesë për ndihmë nga ana e Spanjës. Sipas burimeve, Madridi vazhdon t’u rezistojë presioneve që vijnë nga partnerët.

Situata e Spanjës nuk mund të krahasohet me atë të Greqisë, por për bankat spanjolle nevojitet një zgjidhje e shpejtë: është ky pozicioni i presidentit të Eurogrupit, Jean-Claude Juncker. “Zgjidhja duhet të mbërrijë me shpejtësi”, ka deklaruar ai për një radio gjermane.

Ndërkohë ka filluar edhe puna për të përcaktuar sasinë e ndihmës së parë që nevojitet për të siguruar bankat spanjolle. Nevojiten në fakt të paktën 40 miliardë për të mbrojtur sistemin bankar spanjoll nga një tjetër përkeqësim i krizës ekonomike dhe financiare. Kjo, sipas konkluzioneve të disa stress test të zhvilluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën