Eurokriza, Merkel i thotë
jo shpërndarjes së borxhit

Eurokriza, Merkel i thotë <br />jo shpërndarjes së borxhit
BERLIN - “Po e them hapur: kur mendoj për këshillin e të enjtes së ardhshme në Bruksel më shqetëson fakti që do të flitet absolutisht tepër për të gjitha mënyrat e mundshme për shpërndarë borxhin, dhe tepër pak për të përmirësuar kontrollet dhe për reforma strukturore”. Pohimi vjen nga Angela Merkel gjatë fjalës së saj në një konferencë në Berlin.

“Edhe të enjten në Bruksel të gjithë sytë do të jenë mbi Gjermaninë”, tha kancelarja. “Është aventureske të flasësh për rritje të qëndrueshme pa folur më parë për rreptësinë e bilancit”, shtoi Merkel.

Shumë media ndërkombëtare theksojnë se kjo është një javë vendimtare për krizën në Eurozonë. Sot në mëngjes ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis De Guindos, i ka dërguar një letër Eurogrupit përmes së cilës kërkon shpëtimin e bankave spajolle. Në letër nuk përmendet një shumë e saktë por në një komunikatë të Ministrisë së Ekonomisë së Madridit shpjegohet se flitet për “një sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojën për kapital plus një sasi shtesë sigurie”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive