Eurokriza, Qipro: Më mirë
ndihma e Rusisë se ajo e BE

Eurokriza, Qipro: Më mirë <br />ndihma e Rusisë se ajo e BE
TIRANE - Për herë të parë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian deklaron se, për të kapërcyer situatën e krizës, po shqyrton mundësinë e marrjes së ndihmës nga jashtë BE-së. Ka qenë presidenti i Republikës së Qipros, Demetris Christofias, i diplomuar dikur për filozofi në Moskë, që ka deklaruar se oferta nga Rusia për të financuar Qipron është më e leverdisshme se ndihma nga Bashkimi Evropian dhe ajo nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke qenë se ajo nuk shtron asnjë kusht. Qiproja sapo ka marrë kryesinë e rradhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Qipros, i njohur për bindjet e tij komuniste, ka kundërshtuar para se të merrte këtë post hyrjen e republikës së vogël ishullore në BE. Këto deklarata kanë alarmuar të gjitha kancelaritë evropiane, për më tepër që bëhen nga një vend që është shumë pranë gjeografikisht me krizën siriane dhe ku së fundi janë zbuluar rezerva serioze me gaz natyror.

Vitin e kaluar, Moska i dha një hua prej 2.5 miliardë eurosh Qipros me interes vetëm 4.5 për qind. Kjo është para si një lëvizje e Rusisë drejt afrimit të Gazpromit në një fushë gazmbajtëse që mund të ketë 3.500 miliardë metra kub gaz. Po kështu, Putini mund të synonte të zëvendësonte humbjen e portit sirian të Tartusit, ku Rusia ka të vetmen bazë detare në Mesdhe, me ndonjë lehtësi portuale qipriote.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën