Euronews: Vetëvendosje e Kurtit
synon bashkim me Shqipërinë

Euronews: Vetëvendosje e Kurtit<br />synon bashkim me Shqipërinë
PRISHTINË  -  Mediat botërore i kanë dhënë hapsirë të konsiderueshme zhvillimeve të fundit të së enjtes në Prishtinë, ku mazhoranca e deputetëve të paralementit të Kosovës i thanë OK marrëveshjes me Serbinë për autonomi më të madhe në Veriun e Kosovës, ku aktualisht dominojnë serbët.

Kështu, kanali i njohur televiziv evropian “Euronews” ka raportuar se “në Kosovë, përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje u përpoqën më kot për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Beogradin të enjten e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, marrëveshje kjo e nënshkruar në prill nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

Lëvizja Vetëvendosje është armiqësore ndaj Serbisë dhe synon për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. (“Le mouvement Autodétermination, est hostile à la Serbie et prône l’unification du Kosovo avec l’Albanie”), ka raportuar në vazhdim “Euronews”.
 
Në protestë, në sallën e Kuvendit para votimeve, shpalosën një flamur me mbishkrimin “Kosova e Hashim Thaçit”, ku në hartë vërehet me të kuqe një pjesë e Kosovës që i është dhënë Serbisë. Kurse, sipas agjencisë amerikane Associated Press (AP) marrëveshja nuk zgjidh problemet definitivisht, pasi Kosova ende trajtohet si pjesë, territor i Serbisë. (“The accord does not, however, resolve the dispute over Kosovo’s 2008 secession from Serbia.”).
 
Anëtarët e Vetëvendosjes shpalosën parullën gjatë procesit për Marrëveshjen Kosovë-Serbi. Dhe disa në grupin parlamentar përleshën me Kryetaren e Parlamentit për të përpiqen për të parandaluar votimin, por siguria ndërhyri dhe e largoi. "Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ende zyrtarisht pretendon territorin e saj si pjesë të Serbisë..” (“Belgrade does not recognize Kosovo’s statehood and still officially claims the territory as part of Serbia..”) ka shkruar në vazhdim “Uashington Post”.
 
Mbështetësit e opozitës u përpoqën, dështuan për të ndaluar ligjvënësit e Kosovës nga miratimi i një ratifikimi për një marrëveshje kyçe me Serbinë pasi qindra  qytetarë kundërshtuan energjikisht atë në përleshje me policinë jashtë parlamentit ku  disa protestues madje duke shtyer ambasadoren amerikane në përpjekje për të hyrë në ndërtesë”  (“..with hundreds clashing with police outside parliament, lawmakers scuffling with the body’s speaker inside, and some protesters even attacking the U.S. ambassador as she tried to enter the building..).

Pas kësaj kanë pasuar akuzat de krtikat endersjellta mes amabsadores amerikane dhe stafit të vetevendosjes. Është fërkimi i dytë i ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson me Albin Kurtin dhe lëvizjene tij pas atij të 10 dhjetorit të viti të akluar. Kur Jacobson akuozon liderit e vetvendosjes se “Kurti ka kërcnuar ish-sekretaren e Albright..”. Kurse gjitha këtyre akuzave e krtikave nga stafi i amabdadës së SHBA-ve në Prsihtinë në adresë të Vetevendosjes apo ndaj liderit të saj, Albin Kurtit ju eshte përgjgijur se  “komentet e ambasadores Jacobson, të pandershme.
 
Kurse Reuters ka shrkuar se “Qindra qytetarë shqiptare te enjten u përleshën jashtë selisë së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës gjatë një demonstrate kundër normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Policia ka përdorur gaz ngacmues për të shpërndarë turmën dhe përdori forcën për  për lirimin e hyrje dlajevete ndërtesës së Kuvendit në qendër të kryeqytetit në  Prishtinë ku po mbahej seanca”, ka thënë një gazetar i Reuters duke parë se shumë protestues u arrestuan dhe iu vunë prangat.

Sipas Reuters, kjo ishte pasojë e gjithë asaj cfarë ishte arritur më 19 prill në Bruksel mes Daçiçit dhe Thaçit ku “marrëveshjeje e nënshkruar në Bruksel, Kosova ka rënë dakord të japë autonomi për minoritetin serb në Veri të Kosovës”. Si kundërpërgjigje, Serbia, e cila nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga ish-krahina e vet, u zotua t’i mbështesë 40.000 serbët në veri të Kosovës...” ka shkruar Reuteurs, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha