Spanja dorëzohet dhe i kërkon ndihmë financiare eurozonës me qëllim rikapitalizimin e bankave të saj të trazuara. Pas një telekonference tre orëshë mes Ministrave të financave të eurozonës, ministri spanjoll i ekonomisë Lusi de Guindos bëri të qartë se vendi i tij do të jetë shteti i katërt që kërkon ndihmë financiare që prej shpërthimit të krizës së borxheve në Europë, më shumë se dy vjet më parë. “Qeveria bëri të ditur vendimin e saj për mbështetje financiare”- deklaroi De Guindos mbrëmë në një konferencë të shkurtër për shtyp të organizuar në Madrid, menjëherë pas përfundimit të videokonferencës së Ministrave
të Financave të Eurozonës.
Ndihma financiare që Europa pritet t'i japë Spanjës për të shpëtuar bankat e saj por dhe eurozën nga shpërbërja pritet të jetë 100 miliardë euro. Megjithatë shifra e saktë pritet të jepet pas një auditimi të pavarur të sektorit bankar, që pritet të ndërmerret më 21 qershor.
FMN E BE E SHBA: HAP I DUHUR
Vendimi i ministrave të Financës të vendeve të Eurozonës ka gjetur mbështetjen dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar I cili deklaroi se fondi është I mjaftueshëm për të rikthyer kredibilitetin e bankave spanjolle. Edhe Washintoni dhe Komisioni Europian mirëpriten masat si një hap vital drejt “unionit financiar” të eurozonës
MINISTRI SPANJOLL ESHTE ASISTENCE FINANCIARE
Ai nënvizoi se ndihma është e nevojshme për sistemin financiar dhe jo për ekonominë e cila nuk është në rrezik dhe u tregua i kujdesshëm kur përkufizoi paketën si “asistencë financiare” dhe jo “kredi” e cila do të pasohej me kushtet e BE-së për reforma të sistemit financiar spanjoll, që kanë të bëjnë
me shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave.
Borxhi i qeverisë spanjolle është shumë i ulët në krahasim me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, por bankat spanjolle janë të zhytur në borxhe për shkak të kredive të këqija në sektorin e blerjes së shtëpive, dhe frika ekziston se pa ndihmën e jashtme, sektori bankar spanjoll mund të sabotojë ekononimë spanjolle duke destabilizuar tërë eurozonën.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com