Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Evropa është zgjuar dhe po përpiqet të dërgojë sinjale dialogu në Moskë, sipas Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Deklaratën, Lavrov e bëri para Dumës ruse, pasi Rusia dhe Franca njoftuan ditët e fundit se kishin mbajtur kontakte për të shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një dialogu të nivelit të lartë.
"Kohët e fundit, madje edhe një rusofob famëkeq si Presidenti finlandez Alexander Stubb tha se Evropa 'do të flasë me Rusinë një ditë, por ajo kohë nuk ka ardhur ende. Natyrisht, ne po i monitorojmë këto sinjale qëPerëndimi, kryesisht Europa, po na dërgon, dhe Presidenti Putin gjithashtu. Sidomos pasi administrata Trump ndaloi praktikën e paraardhësve të saj në administratën e Biden për izolimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare", theksoi kryediplomati rus.
Sipas Lavrov, marrëdhëniet e presidentit rus, Vladimir Putin me homologun amerikan, Donald Trump, janë të shkëlqyera.
“Fryma e marrëdhënies midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Trump, bëri të mundur arritjen e marrëveshjeve konkrete gjatë samitit të Anchorage gushtin e kaluar. Marrëdhënie midis Putin dhe Trump është e shkëlqyer. Vërtet është. Dhe në shumë mënyra, kjo frymë, kjo simpati njerëzore, ky respekt i ndërsjellë, ndihmoi në krijimin e një atmosfere që lejoi një mirëkuptim më konkret sesa thjesht frymë. Kishte marrëveshje konkrete", shtoi ministri Lavrov.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ PE miraton kredinë prej 90 mld €! Zelensky shpall më 24 shkurt zgjedhjet presidenciale dhe referendum!








