Parlamenti Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. E ashtuquajtura "kredi mbështetëse për Ukrainën" do të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare të vendit. Nga 90 miliardë eurot, 60 miliardë euro do të shkojnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe 30 miliardë euro për të ofruar ndihmë makrofinanciare.

Ndërkohë më 24 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shpallë zgjedhjet presidenciale dhe një referendum, që do të mbahen brenda 15 majit: kështu pretendon Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe europianë.

Sipas raportimeve, Ukraina ka nisur të planifikojë zgjedhjet së bashku me referendumin për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, pasi administrata Trump ka ushtruar presion ndaj Kievit që të dyja votimet të zhvillohen brenda 15 majit, përndryshe rrezikohet humbja e garancive të sigurisë të propozuara nga SHBA-ja.

Agjencia Reuters raportoi javën e kaluar se, sipas një marrëveshjeje në diskutim mes negociatorëve amerikanë dhe atyre ukrainas, çdo marrëveshje paqeje do t’u nënshtrohej votuesve ukrainas përmes një referendumi, që do të zhvillohej njëkohësisht me zgjedhjet kombëtare.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko, ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme për luftën në Ukrainë duhet të përfshijë garanci sigurie për Moskën. Pa to, çdo marrëveshje paqeje do të ishte e pamundur.

Ne e pranojmë që një zgjidhje paqësore në Ukrainë duhet të marrë parasysh interesat e sigurisë së Ukrainës, por për ne janë padyshim me rëndësi thelbësore interesat e sigurisë së Rusisë”, ka deklaruar Grushko.

Sipas tij, liderët e Bashkimit Europian nuk kanë arritur t’u përgjigjen shqetësimeve të Moskës.

“Nëse shqyrtohen me kujdes të gjitha deklaratat e bëra nga liderët e Bashkimit Europian, askush nuk flet për garanci për sigurinë e Rusisë”, ka theksuar Grushko. “Ky është një element kyç për arritjen e një marrëveshjeje. Pa të, asnjë traktat paqeje nuk është i mundur”, shtoi ai.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit, trupat ruse kanë shënuar përparime në dy zona pranë Kostiantynivkës, në Republikën Popullore të Donetskut: Ilyinivka dhe Stepanivka. Këtë e ka deklaruar për agjencinë Tass eksperti ushtarak Andrei Marochko. Sipas Marochkos, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin pozicionet e humbura pranë stacionit hekurudhor të qytetit, ku luftimet përshkruhen si “të ashpra, intensive dhe të tensionuara”.

Po ashtu një sulm ajror rus në rajonin e Kharkivit ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve dhe një të rrituri, njoftoi kreu i administratës ushtarake lokale, Oleg Synegubov. Javën e kaluar, trupat ruse zgjeruan zonën e tyre të kontrollit deri në 1,5 km rreth tre vendbanimeve pranë Kostiantynivkës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Zelensky: Bisedimet Kiev-Moskë-SHBA javën e ardhshme do të përqendrohen te çështja e territoreve

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë duhet të rifillojnë "javën e ardhshme" dhe do të përqendrohen në çështjen e ‘nxehtë’ të lëshimeve territoriale të kërkuara nga Moska.

Zelensky tha se bisedimet pritet të zhvillohen të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme, por ende nuk është e qartë nëse Rusia do të bjerë dakord që ato të mbahen në Shtetet e Bashkuara, raporton Bloomberg.

Udhëheqësi i Kievit deklaroi gjithashtu se "as rusët dhe as ukrainasit" nuk e mbështesin idenë e propozimit të kompromisit të SHBA-së për të krijuar një zonë të lirë ekonomike në rajonin lindor të Donbasit.

"Nëse është territori ynë - atëherë vendi që e kontrollon atë duhet ta qeverisë atë", deklaroi presidenti ukrainas.

Ora 15:35
'Europa është zgjuar, kërkon të flasë me Rusinë'/ Lavrov: Marrëdhëniet midis Putin dhe Trump janë të shkëlqyera

1770382208_sergeilavrov.jpeg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Evropa është zgjuar dhe po përpiqet të dërgojë sinjale dialogu në Moskë, sipas Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Deklaratën, Lavrov e bëri para Dumës ruse, pasi Rusia dhe Franca njoftuan ditët e fundit se kishin mbajtur kontakte për të shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një dialogu të nivelit të lartë.

"Kohët e fundit, madje edhe një rusofob famëkeq si Presidenti finlandez Alexander Stubb tha se Evropa 'do të flasë me Rusinë një ditë, por ajo kohë nuk ka ardhur ende. Natyrisht, ne po i monitorojmë këto sinjale qëPerëndimi, kryesisht Europa, po na dërgon, dhe Presidenti Putin gjithashtu. Sidomos pasi administrata Trump ndaloi praktikën e paraardhësve të saj në administratën e Biden për izolimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare", theksoi kryediplomati rus.

Sipas Lavrov, marrëdhëniet e presidentit rus, Vladimir Putin me homologun amerikan, Donald Trump, janë të shkëlqyera.

“Fryma e marrëdhënies midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Trump, bëri të mundur arritjen e marrëveshjeve konkrete gjatë samitit të Anchorage gushtin e kaluar. Marrëdhënie midis Putin dhe Trump është e shkëlqyer. Vërtet është. Dhe në shumë mënyra, kjo frymë, kjo simpati njerëzore, ky respekt i ndërsjellë, ndihmoi në krijimin e një atmosfere që lejoi një mirëkuptim më konkret sesa thjesht frymë. Kishte marrëveshje konkrete", shtoi ministri Lavrov.

Ora 12:40
Parlamenti Europian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Kievin

Foto: Godina e Parlamentit Europian

Parlamenti Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. E ashtuquajtura "kredi mbështetëse për Ukrainën" do të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare të vendit.

Nga 90 miliardë eurot, 60 miliardë euro do të shkojnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe 30 miliardë euro për të ofruar ndihmë makrofinanciare.

Ukraina do ta shlyejë atë pasi të marrë dëmshpërblimet e luftës nga Rusia. Në këmbim të kredisë, Ukraina do të duhet gjitahshtu të angazhohet për të vazhduar reformat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.