Europa League/ Atalanta dhe Bayer Leverkusen diskutojnë sot finalen, italianët për trofeun e parë! 'Aspirinat' për rekordin

Europa League/ Atalanta dhe Bayer Leverkusen diskutojnë sot finalen, italianët për trofeun e parë! 'Aspirinat' për rekordin

Europa League

Këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00 në "Aviva Stadium" të Dublinit (Irlandë) zhvillohet finalja e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen. Italianët me Berat Gjimshitin në mbrojtje kërkojnë trofeun e parë në Evropë, për të përjetësuar sezonin e suksesshëm.

Nga ana tjetër, Leverkusen vjen me një seri prej 51 ndeshjesh pa humbje këtë sezon, duke vendosur një rekord që vështirë se mund të thyhet, duke mos humbur në asnjë ndeshje të sezonit dhe shpallur kampion për herë të parë në Bundesligë.

Me Xabi Alonson në stol dhe Granit Xhakën me shokë në fushë, "Aspirinat" kërkojnë trofeun e dytë të Europa League, pasi në 1987-88 kanë fituar Kupën UEFA.

Në historinë mes tyre, Atalanta dhe Bayer Leverkusen janë takuar dy herë në sezonin 2021-22 në fazën me eliminim të Europa League. Në të dyja takimet fitonte Atalanta 3-2 dhe 0-1, për të vijuar më tej.

Për të arritur në finalen e madhe të këtij sezoni, bergamaskët që janë në cilësinë e skuadrës vendase në bazë të shortit, eliminuan gjigantin francez Olympique Marseille.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen arriti të eliminojë një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë trofeun, Romën.

Formacionet e mundshme

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Rama ndjek ndeshjen Itali-Shqipëri, Linda veshur kuqezi

FOTO/ Rama ndjek ndeshjen Itali-Shqipëri, Linda veshur kuqezi