Liverpool dhe Atalanta bëjnë detyrën, fitojnë Leverkusen dhe Roma! 'Lumë golash' në Europa League (GOLAT)

Europa League luajti raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Duke nisur nga 18:45, Atalanta fitoi 1-2 me Sportingun në Lisbonë, ndërsa Berat Gjimshiti la fushën i dëmtuar. AEK-u barazoi 1-1 me Ajax-in në Athinë, ndërsa Olympiacos barazoi 2-2 në udhëtim me Backa Topola në Serbi.

Në ndeshjet e tjera, Betis fitoi 2-1 me Sparta Praga, ndërsa West Ham fitoi 1-2 me Freiburg. Marseille dhe Brighton barazuan 2-2 në "Volodrome".

Në Lisbonë, Sportingu vendas humbi 1-2 me Atalantën duke mos i bërë dot ballë italianëve. Skuadra nga Bergamo shënoi dy herë me Scalvinin dhe Ruggerin në minutat 33 dhe 43. Në pjesën e dytë Gyokeres shkurtoi diferencat, me golin që ishte sa për statistika. Me këtë sukses Atalanta merr kreun e grupit D me gjashtë pikë, ndërsa Sporting dhe Sturm Graz kanë tre pikë, ndërsa Rakou zero pikë.

Roma fitoi 4-0 me Servette për raundin e dytë në grupin G të Europa League. Në "Olimpico" dhe me Mourinhon të pezulluar, vendasit nuk e vendosën në diskutim fitoren. Lukaku në minutën 21, Belotti në minutat 46 dhe 59-të si edhe Pellegrini në minutën 52 shënuan për romanët. Me këtë sukses, Roma dhe Slavia e Pragës kryesojnë grupin me gjashtë pikë, teksa Servette dhe Sherif kanë zero pikë.

Liverpool fitoi 2-0 kundër Royale Union për grupin E në Europa League. Në "Anfield Road" golat u shënuan nga Gravenberch në minutën e 44 dhe Diego Jota në minutën e 90+2. Me gjashtë pikë, Liverpool kryeson grupin, ndjekur nga Touluse me katër, Royale me një dhe LASK me zero pikë.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
VIDEO/ Liverpool bën detyrën në shtëpi, fiton me Royale Union dhe kryeson

Liverpool fitoi 2-0 kundër Royale Union për grupin E në Europa League. Në "Anfield Road" golat u shënuan nga Gravenberch në minutën e 44 dhe Diego Jota në minutën e 90+2. Me gjashtë pikë, Liverpool kryeson grupin, ndjekur nga Touluse me katër, Royale me një dhe LASK me zero pikë.

Ora 22:53
'Poker' në Europa League, Roma mund Servette-n dhe marshon në krye të grupit (GOLAT)

Roma fitoi 4-0 me Servette për raundin e dytë në grupin G të Europa League. Në "Olimpico" dhe me Mourinhon të pezulluar, vendasit nuk e vendosën në diskutim fitoren. Lukaku në minutën 21, Belotti në minutat 46 dhe 59-të si edhe Pellegrini në minutën 52 shënuan për romanët. Me këtë sukses, Roma dhe Slavia e Pragës kryesojnë grupin me gjashtë pikë, teksa Servette dhe Sherif kanë zero pikë.

Ora 21:19
Një javë nga sfida me Çekinë, Berat Gjimshiti bën tërheqje muskulare! Lë fushën në Europa League

Atalanta fitoi 1-2 me Sportingun në Lisbonë, për grupet e Europa League. Në fushë për 54 minuta ishte edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares. Pas kësaj minute, qendërmbrojtësi u detyrua të zëvendësohej nga Toloi pas një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij, teksa trajneri Gasperini u detyrua të luante për shumë minuta pa qendrën e prapavijës. Ky lëndim i Gjimshitit vjen vetëm një javë para ndeshjes Shqipëri - Çeki që luhet më 12 tetor në "Air Albania" dhe vlen për kualifikueset e Euro 2024. Pas testeve mjekësore do mësohet më shumë për gjendjen e Beratit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja