Europa League, bie Tottenham
fiton Fiorentina, Shakhtar e Lyon

Europa League, bie Tottenham<br />fiton Fiorentina, Shakhtar e Lyon
Tottenham ka zhgënjyer edhe në Europa League gjatë mbrëmjes së sotme, ku skuadra angleze u përball me skuadrën belge të Gent. 

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në barazim, por në minutën e 59-të do të ishte skuadra belge e cila do të shënonte golin e avantazhit me Perbet, gol i cili do t’i jepte edhe fitoren.

Ndërkohë skuadra e Maurizio Pochetinos, do t’i duhet ta luaj me shumë kujdes ndeshjen e kthimit në “White Heart Lane”, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

As Celta Vigo nuk arriti t’i bënte ballë presionit të ukrainasve të Shakhtar Donetsk, të cilët arritën ta fitonin me rezultatin 1 me 0 në fushën e spanjollëve.

Ndërkohë francezët e Lyon kanë fituar me një goleadë në transfertën holandeze përball  AZ Alkmaar, duke treguar edhe një herë formën e shkëlqyer në të cilën gjendet skuadra.

Gjithashtu edhe Fiorentina ka hedhur një hap të madh për kualifikimin në fazën e 1/8, pasi arriti të fitonte në “Borussia Park” nga gjermanët e Borussia Mounchengladbach. Goli i shënuar nga  Bernardeschit në pjesën e parë i ka siguruar skuadrës së Paulo Sousas, një ndeshje kthimi më të thjeshtë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos