Europa League/ Fiton Atletico, goleadë nga Arsenal dhe Lazio

Europa League/ Fiton Atletico, goleadë nga Arsenal dhe Lazio

Nga ndeshja e Atletico Madridit

Atletico Madrid tregon pse është favoritja kryesore për të fituar këtë edicion Europa League. Skuadra e Simeones ka mposhtur 2-0 Sportingun e Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale në “Wanda Metropolitano”. Koke shënoi që në minutën e parë ndërsa në minutën e 40-të dyfishoi Antoine Griezmann.

Francezi realizoi golin e sigurisë duke bërë që Atletico të hipotekojë gjysmëfinalet. Thuajse në gjysmëfinale është edhe Arsenali që ka fituar në Londër 4-1 ndaj CSKA-së së Moskës. Për topçinjtë golat u shënuan nga Ramsey dhe Lacazette të cilët realizuan nga dy gola secili ndërsa Golovin shënoi golin e vetëm për rusët. Pas Atleticos është Arsenali favorite për të triumfuar.

Spektakël pati në “Olimpico” të Romës në ndeshjen mes Lazios dhe Salzburgut. Bardhekaltërit ishin të vetmit që mbajtën lart emrin e Italisë në këtë fazë të Kupave të Europës pasi fituan me poker 4-2 ndaj Salzburg. Lulic dhe Parolo kaluan Lazion në avantazh por austriakët arritën të barazonin dy herë me kosovarin Valon Berisha dhe Minamino. Megjithatë Felipe Anderson dhe Immobile brenda dy minutave siguruan një fitore të rëndësishme 4-2 për Lazion. Në ndeshjen tjetër çerekfinale të Europa League Lajpcig mundi 1-0 Olimpikun e Marsejës falë golit të Timo Werner.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit