Skuadra e Kukësit është mposhtur nga gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi me rezultatin e thellë 5-2, në takimin e parë të vlefshëm për fazën e tretë kualifikuese të UEFA Europa League. Pas një vigjilje mbushur me polemika, mes pretendimeve të verilindorëve për sabotazh nga ana e gjeorgjianëve për vizat e futbollistëve, gjithçka ka përfunduar me triumfin e vendasve, të cilët kanë vulosur fatin e ndeshjes që në fillim të takimit.