Europa League zhvilloi ndeshjet e gjashta në grupe për fazën e ligës, me një grup që është i përbashkët për 36 skuadra sipas formulës së re. Pas sfidave zyrtarisht Dinamo Kiev që ka zero pikë është skuadra e parë e eliminuar.
Kreu mbahet nga Lazio dhe Bilbao me pikë të barabarta (16). Italianët fituan 1-3 kundër Ajaxit në Amsterdam. Lazio tregoi nivel të lartë loje dhe një meritë për këtë ka Marco Baroni, i ulur në stol disa muaj më parë. Bardhekaltërit kaluan në epërsi me Tchaouna në minutën e 12-të, teksa shënoi Dele-Bashiru dhe Pedro. Për Ajax barazoi shkurtimisht Traore.
Në "Olimpico" Roma fitoi 3-0 kundër Bragës me golat e Pellegrinit, Abdulhamid dhe Hermoso. Tri pikë edhe për Lyon, që mposhti 3-2 Eintracht Frankfurt në ndeshjen direkte.
Në Çeki, Manchester United përmbysi 1-2 Viktoria Plzen me dopietën e Hojlund. Rangers me Nedim Bajramin në fushë (68 minuta) barazoi 1-1 e Tottenham.
Rezultatet:
Renditja: